back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaRegjionaleDrenasFlet Naim Bazaj: Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Drenas me Ramiz Lladrovcin

Flet Naim Bazaj: Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Drenas me Ramiz Lladrovcin

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Naim Bazaj, anëtar i PDK-së dhe kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, po akuzohet se ai e ka organizuar sulmin me gurë ndaj kreytart të Drenasit Ramiz Lladrovci, mbrëmë në fshatin Tërstenik.

Bazaj mohoi të ketë pasur ndonjë sulm siç ka thënë Lladrovci në Polici, por tha se banorët janë mbledhur në rrugë për të pyetur Lladrovcin për disa deklarata të tij, të thëna gjatë fushatës në fshatin Tërstenik, njëherit vendlindja e Bazajt, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se Lladrovci ka deklaruar në tre vende në Tërstenik se ata që nuk janë me të “duhet të kërkojnë azil dhe se nuk kanë vend këtu”, kështu që, sipas tij, banorët kanë dalë të kërkojnë llogari nga Lladrovci për deklaratat.

“Me thënë të drejtën dje i ka pas takime disa takime në tre vena në fshatin Tërstenik. Në mesin e tyre ka thënë se nuk ka  vend për ata që nuk janë me të dhe le të marrin azil. Videoja, incizimi, është shpërndarë dhe njerëzit e kanë dëgju atë deklaratë dhe kanë dalë në rrugë për ta pyetur Lladrovcin”, tha ai për Periskopi.

Ai tha se k shkuar në vendngjarje, duke mohuar se ka ndodhur ndonjë sulm me gurë ndaj Lladrovcit, siç e ka bërë padinë në Polici Lladrovci.

Madje, Bazaj thotë se ky ka qenë edhe mashtrim i Policisë.

“Unë e kam pa një tollovi dhe kam shku aty, por nuk ka qenë sulm siç e ka ekzagjëruar ai. Ka qenë mashtrim edhe i Policisë. Nuk është e vërtetë… unë nuk e di që është hedhur ndonjë guri në drejtim të makinave të ekipit të zotit Lladrovci”, ka thënë ai. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz