BallinaLajmeFlet ish-ushtari i UÇK-së që u intervistua për tri ditë rradhazi nga...

Flet ish-ushtari i UÇK-së që u intervistua për tri ditë rradhazi nga Specialja

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Rrahim Hashimi, ish-ushtar i UÇK-së ka folur për intervistimin e tij nga Specialja.

Hashimi ishte intervistuar për më shumë se tri ditë rradhazi nga Specialja, teksa përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se nuk ishte nderë e as privilegj të ballafaqohej në Hagë, raporton lajmi.net.

Sipas tij, kthimi në retrospektivë ka konfirmuar lionçimet dhe diskreditimin e personalitetit të tij.

Ai ka shprehur indinjatën për deputetët e Kosovës për votimin e Speciales, në atë që ai e ka quajtur ‘dhuratë’ të neveritshme.

Ky është postimi i tij në Facebook:

LUFTËTARËT E LIRISË NUK KAN FRIKË BALLAFAQIMIN!

Nuk ishte nderë e as privilegj, madje as Krenari të ballafaqohem në Hagë me “pa” dretjësi. Krenari ka qenë kur kam dhënë kontributin tim si luftëtarë i UÇK-së.

Poashtu më duhet të falenderoj Familjen time, OVL- UÇK me theks të veqantë, z. Nasim Haradinaj zv.Kryetar, Stafin logjistik të ambasadës së Republikës së Kosoves në Holandë dhe disa miq të përveqëm nga Kosova dhe shteti i Israelit për mbështjeten morale.

Dhomat e specializuare apo Gjykata Speciale siq i themi ne është shumë serioze në punën e tyre dhe ata konsederojnë që vërtetë janë duke luftuar- hetuar krimet e luftës.

Do të pranohej dhe akcpetohej lehtë, sikur në mandatin e tyre të kishin luftimin- hetimin e të gjitha krimeve, pavarësisht racës, gjinisë apo etnisë, dhe mos të “shërbehej” me dosje dhe fabrikime nga serbia.

Krimi është krim dhe populli i Kosovës dhe luftëtarët e UÇK-së jan të luftohen-hetohen të gjitha krimet e supozuara nga kushdo që mund të jenë berë.

UÇK ka bërë luftë të drejt dhe ideale për luftën çlirimtare ishte i drejtë dhe e domosdoshme për kohën, kushdo që ka provu ta ndytë pastërtinë e saj, nëse e ka ndytë mban përgjegjësi individale dhe s’ka të bëj fare me mision e shenjtë që ishte mbrojtja nga pushtusitë serbe që bënte represion, dhunë, vrasje, burgosje, masakra, dhunime te vajzave,grave, nënave dhe dëbimin popollatës të pambrojtur civile e deri te gjenocidi.

Unë kam pranu të intervistohem dhe deklarohem edhe pse ishte e mundimshme sepse është në natyrën dhe karakterin e luftētarit të ballafaqohet me problemin e jo të shmanget duke heshtë perball padrejtësive.

Kthimi në retrospektiv më konfirmon që orkestrimet për sulme e linçime publike ka pas për qellim diskreditimin e personalitetit dhe angazhimit tim në luftë dhe paqe .

Krenar me luftën e drejtë të UÇK-së, të indinjuar me ata që përmes veprimeve ose mos veprimeve gjatë luftes pas luftes dhe deri ne ditet e sotme na bën këtë “dhuratë” të papërsërtitshme dhe shumë të neveritshme. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz