BallinaLajmeFlet Isa Mustafa pas kërcënimit amerikan: E kam dërguar njeriun tim te...

Flet Isa Mustafa pas kërcënimit amerikan: E kam dërguar njeriun tim te Grenell

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklarimeve nga zyrtarë të lartë të SHBA’së se do ta rishqyrtojnë praninë e forcave amerikane në Kosovë nëse nuk hiqet taksa, raporton Gazeta Express.

Mustafa ka thënë se raportet Kosovë-SHBA janë në një fazë tepër delikate dhe kritike, gjë që sipas tij e dëshmon edhe deklarimi i senatorit Perdue.

Mustafa ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e LDK’së se taksa duhet të hiqet siç kërkon SHBA’ja, ndërkohë ka treguar se ka dërguar një zyrtarë të lartë të partisë që të flas direkt me Richard Grenell për t’u informuar rreth atyre që ka biseduar Thaçi në Washington.

Kreu i LDK’së ka thënë se do të bisedojë edhe me Kurtin për të dalë me një qëndrim të përbashkët që nuk i cënon raportet e Kosovës me SHBA’në.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar qytetarë,

Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike. Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi.

S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.

Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky eshte qendrimi dhe zëri i LDK-së.

Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA.

Jam në komunikim me Ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Ëashington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.

Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të. IM

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz