back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleFlet hoxha i Runikut për djegien e xhamisë, dorasin e zjarrvënies, për...

Flet hoxha i Runikut për djegien e xhamisë, dorasin e zjarrvënies, për dëmet e shkaktuar dhe riparimin e saj

Të ngjajshme

Haradinaj: Është e pafalshme vonesa në nisjen e prodhimit të municioneve dhe predhave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se GDP-ja...

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Gazmend Hoti është një djal  i ri por me një mision të madh. Ai është imam i xhamisë në fshatin Runik.

Ditët e fundit të këtij viti që po lëmë krijuan një histori interesante për imamin Hoti. Ai kishte disa muaj që po bëhej gati për datën e 24 dhjetorit. Ai në këtë ditë kishte planifikuar që të mbronte tezen e masterit ne Universitetin AAB me titull: “Konflikti Izrael – Palestinë dhe çështja e Jerusalemit”.

Por kur ishte duke u bërë gati për fazën finale të këtij qëllimi madhor, ai mori një lajm të hidhur, se xhamisë së tij iu kishte vënë flaka!

Imami Gazmend Hoti me ndihmen e zjarrfiksëve shuajti zjarrin në xhaminë e tij në natën e 21 dhjetorit. Kurse tre ditë më vonë ai mbron me sukses tezën e msaterit në Prishtinë, kurse sot u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të fshatit dhe besimtarëve musliman që të dalin te xhamia e fshatit për ta pastruar dhe bërë gatin për falje!

Imami Hoti ka dhënë një intervist për Drenica Press, duke treguar për lajmin që mori për djegien e xhamisë, dëmet që janë shkaktuar, dorasin e zjarrëvënies  si dhe riparimin e xhamisë.

DrenicaPress: Si e morët vesh për djegien e xhamisë?

Gazmend Hoti: Në ora 21:15 kam pranu nje telefonat nga Policia e Kosovës dhe jam njoftu se dikush ka vënë zjarrë në xhami dhe menjëhere jam nis për tek xhamia.

DrenicaPress: Sa është djegur xhamia?

Gazmend Hoti: Damet në xhami janë të konsiderushme, ngase një pjesë e pullazit dhe dysheja dhe tapeti jane djegur, disa dritare jane te thyera si në xhami gjithashtu edhe tek lokali përcjells i xhamisë. Gjithashtu dyret e xhamise janë të demoluara dhe xhamia në tërësi është e përfshirë nga tymi dhe pjesrishtë nga flaka.

DrenicaPress: Keni kalkuluar ndonjë shifër të dëmeve materiale?

Gazmend Hoti: Xhamia është dëmtuar shumë. Dëmet materiale sillen diku prej 30- 40 mije euro.

DrenicaPress: A e njhini personin që i ka vënë zjarrin xhamisë?

Gazmend Hoti: Personi i cili ka vënë zjarrin xhamisë nuk e njoh personalisht.

 

DrenicaPress: Si mendoni çfarë e ka shtyrë për ta bërë një veprim të tillë?

Gazmend Hoti: Personi i cili ka vënë zjarrin xhamisë ka porbleme mendore dhe mendojë se janë të paqarta motivet e zjarrvënies.

 

DrenicaPress: A ju ka vizituar kush nga Komuna dhe BIK-u?

Gazmend Hoti: Në vendin e ngjarjes ka dal edhe inspektoriati i komunës, gjithashtu edhe kryetari i KBI-së në Skënderaj, Nexhmi Ef. Maksuti. Nga Prishtina në emër të BIK-ut kanë ardhë kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora dhe Resul ef. Rexhepi.

DrenicaPress: Kur do të jetë e gatshme xhamia për xhematin e saj?

Gazmend Hoti: Kemi fillu me pastru dhe me renovu xhamin. Shpresoi që në xhuman e ardhshme xhamia me qenë gati për xhematin e saj. Njëkohësishtë shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjitha ata njerëz që kanë mundësi të ndihmojnë për rinovimin e xhamisë.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi pas djegis së kësaj xhamie.

Fotografia e Xhamia Runik

 

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga mbrojtaj e tezës së masterit nga imami Gazmend Hoti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz