back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeFlet Haki Abazi: Qeveria e Kosovës nuk ka informacion se SHBA-ja po...

Flet Haki Abazi: Qeveria e Kosovës nuk ka informacion se SHBA-ja po na sanksionon me investime, MCC ka planifikuar të na jap 10 milion euro

Të ngjajshme

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Sipas disa lajmeve në medie, Kosova nuk mund të llogaritë më në 50 milionë eurot e fondit investiv të Qeverisë amerikane “MCC”, të cilat ishin të parapara për investime në Kosovë, por gjithashtu as në 150 milionë eurot tjera të gazit që planifikoheshin të investoheshin poashtu në vendin tonë, shkruan GazetaBlic.

Siç u tha në medie, goditja amerikane erdhi pasi që Qeveria e Kosovës po refuzon ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe.

Por për të gjitha këto lajme, qeveria e Kosovës nuk ka informacion.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, tha për GazetaBlic, se aktualisht MCC-ja ka ndarë 10 milion euro për Kosovën, deri sa tha se Qeveria nuk është e informuar nëse është suspenduar nga ndonjë projekt që ka qëllim investimin në Kosovë.

 “Nuk kemi informacion e as shuma 200 milionëshe nuk është çka është përkushtimi, po smuj me komentu tituj të gazetave që e kanë për qëllim presionin, është folë për 200 milion, janë 10 milion që janë të përkushtume për Kosovë, ne nuk kemi informacion në kuptimin e dhurimit të suspendimit dhe përkrahjes prej MMC-së”, tha Abazi për GazetaBlic.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka biseduar në telefon me ambasadorin Richard Grenell, ku ky i fundit e ka paralajmëruar për sanksionet rreth fondeve të MCC.

“Sot më ka kontaktuar Grenell në telefon, më ka paralajmëruar për sanksionet rreth fondeve të MCC”, është shprehur Mustafa.

Për prishjen e raporteve me miqtë amerikan, ka folur edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai ditë më parë ka thënë se LDK-ja nuk rrinë në një qeveri e cila izolon dhe prish raportet me Shetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz