BallinaLajmeFlet gruaja e Abid Jasharit: Fajëson vëllanë e saj për vrasjen e...

Flet gruaja e Abid Jasharit: Fajëson vëllanë e saj për vrasjen e burrit (VIDEO)

Të ngjajshme

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Gruaja e 34-vjecarit, Abid Jasharit, që u vra të mërkurën në Prishtinë ka folur rreth rastit që tronditi kryeqytetit.

Djali i vëllait të gruas së Abidit u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimet që kishte vrarë dhëndrin.

Ndërkaq babai i të arrestuarit e ka mbrojtur djalin e tij, duke treguar se si kishin pasur konflikte të moçme me dhëndrin që u vra të mërkurën.

Për Televizionin 7, Gruaja e Abidit, Selvie Shkodra-Jashari, ka akuzuar vëllain dhe djalin e vëllait të saj për vrasjen e bashkëshortit.

Derisa vëllai i Selvies kishte thënë për media se do të kujdeset për tre fëmijet të cilëve iu vra babai, e veja e Abidit ka refuzuar ndihmës që ia ka dhënë vëllai.

Ajo e ka fajësuar vëllain e saj, Baki Shkodren, se e ka shtyrë djalin e tij t’ia vras asaj bashkëshortin.

“Ai realisht baben e tyne e kom shti n’dhe [prej dores e gojes tij, une jam kercnu, I kam incizimet…nuk munet fmija jem me jetu me nji njeri që j aka vra babën…normal krimin e ka kry djali, ama shtytës u kanë ai”, ka thënë ajo për T7..

Selvia ka dhënë edhe një version për konfliktet që më para kishte pasur burri me vëllain e saj.

“U kanë jashtë, ka hi mrena edhe ka nis me fol shumë keq e me bertit, edhe m’ka shty te shkalltë, kom mujt me hup fmijën jom kanë shtatëzane me djalin. M’ka nal burri edhe motrat edhe kom pshtu. Tani burri e ka kap per fyti edhe I ka thanë cka po ban kshtu, ama rrahje nuk u ka ndodhë”, ka rrëfyer Selvia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz