Flet familja e gruas që u ther 11 herë me thikë nga burri – dalin pamjet e viktimës
BILLI

Lexo edheVeseli: Nëse VV’ja i bën 40 vota, PDK nuk ia fal sekondën kësaj qeverie

Ajo po qëndron e shtrirë në Kirurgjinë Plastike në QKUK, derisa të dyshuarit, Fisnik Rama i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Familjarët e viktimës së sulmit, i thanë Klan Kosovës se e tëra ndodhi mëngjesin e hershëm të së martës, derisa ajo ishte në dhomë më dy fëmijët e saj 8 dhe 5 vjeç.
Sipas tyre, Qendresa e dinte se bëhet fjalë për burrin e saj, meqenëse i njëjti e kishte sulmuar edhe më herët, për çka për njërin nga rastet e paraqitura, ai ishte dënuar me 12 muaj burgim me kusht.

Lexo edheVeseli: Nëse VV’ja i bën 40 vota, PDK nuk ia fal sekondën kësaj qeverie
Incidentin e dhunshëm e konfirmoi dy ditë më parë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Ndërkohë, Komuna e Mitrovicës, vendosi këtë të premte që sulmuesin ta suspendojë nga puna e arsimtarit të artit figurativ. Njëjtë mësimdhënëse është edhe viktima.