Pas sulmeve makabre të ndodhura në Paris tre ditë më parë, kanë folur edhe prindërit e terroristëve pjesëmarrës.
E ëma e vëllezërve Abdeslam ka thënë për mediat botërore se djemtë e saj ishin të qetë dhe nuk kishin treguar asnjë shenjë se mund të merrnin pjesë në një ngjarje të tillë.
Sipas saj, djali i vogël Ibrahim Abdeslam kishte qenë në Siri disa kohë dhe pas kthimit ishte radikalizuar, por jo aq sa për të kryer një sulm të tillë.
Ibrahim Abdeslam e hodhi veten në erë pranë ‘Comptoir Voltaire’ dhe nuk shkaktoi asnjë viktimë.
Mamaja e tij tha për mediat se Ibrahim qëllimisht nuk vrau askënd tjetër, por veç u vetëvra nga stresi. (javanews.al)