BallinaLajmeFlet Donika Kadaj – Bujupi: Aderimi im në VV ishte i gabuar

Flet Donika Kadaj – Bujupi: Aderimi im në VV ishte i gabuar

Të ngjajshme

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj – Bujupi ka folur për kohën kur ajo u bë pjesë e Vetëvendosjes, duke theksuar se ka besuar në parimet e këtij subjekti.

“Unë kam qenë për një front të përbashkët për të mbrojtur ndarjen e vendit, dhe në ato momente kam kaluar në Vetëvendosje”, tha Kadaj-Bujupi.

Ajo në RTV Dukagjini ka thënë në Vetëvendosje gjithçka ndryshoi pas ndarjes së brendshme.

“Shumë gjëra ose nuk kanë qenë si i kam menduar ose kanë ndryshuar, dhe nuk ishte as hapësira as besimi im për të vazhduar më tutje”, shoti ajo.

Rikthimi në AAK, Donika thotë se ishte gjëja më e natyrshme që mund të ndodhte pas largimit nga Vetëvendosje.

“Aty kam kontribuar për 13 vite. Jo vetëm Haradinaj por të gjithë kolegët më kanë ofruar bashkëpunim pas rikthimit në AAK”, tha zyrtarja e AAK-së, përcjell Telegrafi.

Ajo ka shfaqur shenja pendese për aderimin në Vetëvendosje, por thotë se nuk pendohet që tashmë është rikthyer në AAK.

“Jemi njerëz dhe në momente të caktuar edhe gabojmë në vlerësimet tona…

Nuk është e tepërt nëse në një moment bëni një veprim në të cilin besoni e ai del të jetë i gabuar dhe të pranoni si të tillë.

Ajo që është e drejtë është rikthimi im në AAK.”, tha më tej deputetja e koalicionit qeveritar.

“Ndarja e Vetëvendosjes ndodhi, dhe ajo u shpërfaq si një organizatë tjetër nga ajo që unë e kam aderuar”, tha ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz