back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeFlet avokati nga Peja që ia dogjën dy vetura, dyshon se zjarri...

Flet avokati nga Peja që ia dogjën dy vetura, dyshon se zjarri ishte i qëllimshëm

Të ngjajshme

Momenti kur rrufeja ndërpreu konferencën e Kosovës para ndeshjes me Zvicrën

Një incident i pazakontë ndodhi sot në Basel gjatë...

Sondazhi: Cilat shtete janë pro dhe skeptikë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Një sondazh i Eurobarometrit, i zhvilluar midis shkurtit dhe...

Shqipëria mposht Gjibraltarin në miqësore, Asani vendos nga penalltia

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka arritur fitore minimale...

Vendos penalltia e Asanit, Shqipëria menzi e mposht Gjibraltarin

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Gjibraltarit, në ndeshje miqësore. Kuqezinjtë...

Trump me mesazh të qartë për liderët evropianë: Mos blini naftë nga Rusia!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u përfshi...

Mbrëmjen e së dielës, dy vetura në Pejë janë përfshirë nga zjarri. Zjarrvënia po dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërkaq veturat i përkasin një avokati. Express sjell detaje nga ky rast.

Dy veturat e avokatit Mustafë Kastrati nga Peja, janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës.

Zjarrvënia po dyshohet të jetë e qëllimshme, por avokati ka deklaruar për Express se deri më tani nuk ka dyshime se kush mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

“Dyshohet se është e qëllimshme, por Policia është duke i hetuar rastet. Janë përfshi, por e kemi fikur zjarrin. S’kam kurrfarë dyshimi në askënd. Lëndime nuk ka pasur, vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Kastrati.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Për ketë rast në koordinim me Policinë e Kosovës jemi në fazën e identifikimit të personit apo personave të dyshuar për zjarrvënien e dy veturave. Lidhur me këtë çështje nuk mund të japim me shumë informata në ketë fazë”, ka deklaruar Nikçi.

Ndërkaq, nga Policia e Pejës kanë deklaruar për Express se rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Agani” në Pejë.

“Më 24.01.2021, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Mulla Agani” janë duke u djegur dy vetura. Pronari ka arritur ta lokalizojë zjarrin, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz