Ndërsa e gjithë zona e Selenicës vijon të jetë e ngritur në këmbë për shkak të masakrës në Resulaj të Vlorës ku 24-vjeçari Ridvan Zykaj i mori jetën 8 personave, fqinjët kanë dhënë dëshmitë e tyre.
“Ishte pak nevrik, por nuk dimë të ketë qenë me të meta mendore. Nuk kishte as probleme me alkoolin. I ka kushërinjtë e parë të babait dhe xhaxhai i babait ata që ka vrarë. Babai dhe vëllai i tij nuk janë ndër viktimat”, thonë fqinjët.


