Flamur gjigand në rrethin e Drenasit, ja si duket projekti (foto)
BILLI

Lexo edheIsh-kryetari i Gjykatës në Drenas, përgjegjës për parashkrimin e mbi 10 mijë lëndëve

Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Drenas do të dorëzoi kërkesë në organet kompentente në Drenas për ngritjen e një flamuri gjigand në rrethin e Drenasit, që e lidh Drenasin dhe Skënderajn.
Shtylla e flamurit kombëtar do të ketë ndriçim 24 orësh dhe një pllakë përkujtimore për dëshmorin e kombit, Gramoz Palushin, i cili më 4 Shtator 2004, pas fitorës së Shqipërisë ndaj Greqisë, ra në Athinë për flamur kombëtar.
Gramoz Palushin e kishin therur me thikë sepse festonte fitoren e Shqipërisë. 20-vjeçari ka qenë duke festuar në rrugët e ishullit Zakinthos bashkë me disa emigrantë të tjerë shqiptarë.
Ky projekt, ashtu si pllaka e Gjergj Kastriotit në Prishtinë do të financohet në baza vullnetare nga anëtarët e LSHB-së.
Lexo edheIsh-kryetari i Gjykatës në Drenas, përgjegjës për parashkrimin e mbi 10 mijë lëndëve
Projekti parashihet të përfundoi me 28 Nëntor të këtij viti./Drenicapress.info/
