Flamuj serbë e rusë në veri të vendit, për zgjedhje ftohen nga Serbia ata që lindën në Kosovë (VIDEO)
BILLI

Lexo edheDalin detaje të reja: I riu serb u ther, pas përleshjes me disa shqiptarë në hyrje të Urës së Ibrit

Në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq dhe në Zveçan për t’i monitoruar zgjedhjet janë të gatshëm rreth 700 efektivë policorë, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova merr vesh që serbë të cilët kanë lindur në Kosovë dhe jetojnë në Serbi janë ftuar për të votuar në zgjedhjet e nesërme edhe pse nuk kanë dokumentacion të shtetit të Kosovës.
Kjo bie ndesh me vendimin e Komisionit Zgjedhor të Kosovës që nuk do t’i lejojë të votohet pa dokumentet e Kosovës. Por kjo pritet të shihet nesër nëse do të zbatohet.

Lexo edheDalin detaje të reja: I riu serb u ther, pas përleshjes me disa shqiptarë në hyrje të Urës së Ibrit
Po ashtu nga Beogradi kanë ardhur disa gazetarë të cilët janë marrë në pyetje nga forcat e rendit sepse ka pasë dyshime për veprimtarinë e tyre. Ata nesër do të zhvillojnë punën e tyre gazetareske.