Fjolla Morina reagon pas vendimit të Hagës: “Nuk mundet që një popull ta dënojë me burg lirinë e vet”
dp

Lexo edheSoni mahnit me elegancën dhe stilin e saj

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Morina ka shprehur revoltën e saj ndaj vendimit, duke e cilësuar atë si një turp dhe duke thënë se liria e Kosovës nuk mund të dënohet me burg, shkruan Indeksonline.
“Nuk mundet që një popull ta dënojë me burg lirinë e vet. Këtë e bëri Haga në emër të popullit të Kosovës”, ka shkruar Morina.
Ajo ka thënë se gjatë jetës së saj nuk ka parë një turp të tillë si vendimi i sotëm ndaj udhëheqësve të UÇK-së.

Lexo edheSoni mahnit me elegancën dhe stilin e saj
“Të thuash në emër të popullit të Kosovës: dënoj me burg lirinë e Kosovës, është jo vetëm turp për ata që dinë se çfarë është nderi, por është një paralajmërim për çdo popull të shtypur e të pushtuar që do të luftojë për liri”, ka deklaruar ajo.
Reagimi i Morinës vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale, i cili ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe në opinionin publik./Indeksonline/
