Fjalët e Starovas pas emërimit në krye të Feronikelit
BILLI
Lexo edheGjyqtarët e Superligës duhet të kenë kujdes, shikoni çfarë bën trajneri i ri i Feronikelit (VIDEO)
Trajneri i mirënjohur shqiptar, Sulejman Starova ka konfirmuar marrëveshjen me Feronikelin.Ai ka thënë se shpreson të japë kontributin e tij në elitën e futbollit kosovar.
“Po kam firmosur për Feronikelin. Shpresoj të jap kontributin tim atje dhe të realizojmë objektivin”, deklaroi Starova për Panorama Sport.
Më herët gjatë ditës së sotme, u përfol se edhe Klodian Duro mund të ishte trajneri i mundshëm për Feronikelin, por mbrëmjen e sotme është zyrtarizuar ‘Bobi’ në pankinën e ekipit kosovar.Feronikeli mbeti pa trajner, pas largimit ditën e djeshme të Ismet Munishit.

Lexo edheGjyqtarët e Superligës duhet të kenë kujdes, shikoni çfarë bën trajneri i ri i Feronikelit (VIDEO)