back to top
Tuesday, October 14, 2025
BallinaLajme“Fjalët e fundit të Kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura:"Nuk kam qenë i...

“Fjalët e fundit të Kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura:”Nuk kam qenë i përkryer, por i përkushtuar deri në fund”

Të ngjajshme

Pse Lista Srpska mori më pak vota se në zgjedhjet tjera, dy janë arsyet sipas Rada Trajkoviq

Politikanja serbe, Rada Trajkoviç, ka thënë se arsyeja pse...

Fotografimi i votës dhe ryshfeti, incidentet që u shënuan në ditën e zgjedhjeve

Zgjedhjet lokale të 12 tetori nuk kaluan pa incidente. Ndonëse...

Brenda 3 muajsh, arrestohen 52 persona për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës njofton se përmes Drejtorisë për Hetimin...

Festa e golave me simbolin e shqiponjës nga Rey Manaj dhe Fisnik Asllani

Në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026, Rey Manaj shënoi...

Kryetari në detyrë i Komunës së Skenderajt ka përmbyllur mandatin e tij katërvjeçar me një mesazh falënderimi për qytetarët, duke vlerësuar periudhën e shërbimit publik si një ndër përgjegjësitë më të mëdha të jetës së tij, shkruan Drenica Press.

Në adresimin e tij publik, ai ka theksuar se udhëheqja e Skenderajt ka qenë një nder i madh, por edhe një sfidë me shumë përgjegjësi.  “Mandatin tim nuk e kam parë kurrë si privilegj, por si një përgjegjësi të shenjtë. Nuk kam pretenduar të jem i përkryer, por kam synuar të jem i drejtë dhe i përkushtuar deri në ditën e fundit,” – tha ai, duke shtuar se ndjehet mirënjohës për besimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë gjithë kësaj kohe. Kryetari ka kujtuar edhe momentet e vështira, si vërshimet e 19 janarit 2023, kur shumë familje u prekën rëndë.“Ishin ditë kur ndjeva më së shumti peshën e përgjegjësisë, por edhe vlerën e solidaritetit tuaj. E kjo nuk harrohet,” – u shpreh ai.

Ai theksoi se pavarësisht pengesave politike dhe mungesës së mbështetjes nga niveli qendror, komuna ka arritur të realizojë një sërë projektesh të rëndësishme që kanë ndryshuar pamjen dhe funksionalitetin e qytetit.
Në mesin e tyre ai përmendi:

ndërtimin e stacionit modern të autobusëve,

muzeun dhe bibliotekën e qytetit,

tregun e gjelbër modern,

unazat e jashtme dhe të brendshme të qytetit,

parkingjet publike, ndriçimin e rrugëve dhe këndet e lojërave për fëmijë. Gjithashtu, ai tha se janë fasaduar rreth 90% e objekteve banesore dhe janë përmirësuar ndjeshëm shërbimet në arsim, shëndetësi dhe mjedis. “Sukseset tona janë dëshmi e qartë se kur qëllimi është i përbashkët dhe vullneti i pathyeshëm, asgjë nuk mund të na ndalë. Bashkë e bëmë të mundur,” – shtoi ai.Në fund, Kryetari shprehu bindjen se Skenderaj do të vazhdojë rrugën e zhvillimit edhe me udhëheqjen e Kryetarit të ri, z. Sami Lushtaku.

“Largohem nga kjo detyrë me ndjenjën e përmbushjes. Mbi 90% të premtimeve të dhëna para qytetarëve i kemi realizuar. Skenderaj është dhe do të mbetet përjetësisht pjesë e jetës sime,” – përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz