Nesër luhet finalja e Ligës së Kampionëve në mes të Juventusit dhe Realit.
Në konferncë për shtyp nga kampi italian kanë dal trajneri Allgeri, kapiteni Bufon dhe mbrojtësi Dani Alves.
Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, ka thënë se këtë nesër Juve do të fitoj duke i dhënë fund humbjeve të Juves në finale të këtij kompeticioni.
”Ne duhet të jemi të bindur që do e sjellim këtë trofe në shtëpi. Duhet të jemi më të bindur se Real Madridi dhe të sakrifikojmë më tepër. Kam dëgjuar që ne kemi humbur shumë finale. Nesër kjo do të mare fund. Nuk duhet të mendoni atë që ka ndodhur 50 vite më parë.”
”Nëse Bale luan, ai do të luaje në krahë, nëse Isco luan, loja është ndryshe, ai është i paparashikueshëm, por i bën ata më të pa organizuar në zonat defenzive. Ronaldo është i rëndësishëm, por ajo që ka më tepër rëndësi është Juventus. Real Madridi ka lojtarë të mëdhenjë dhe mirë të organizuar, por kështu jemi edhe ne.”