“Fituesit e mi”, Oriola del hapur në mbështetje të këtyre dy banorëve
dp

Lexo edheEpisodi i ri i serialit “Game of Thrones” thyen rekorde

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka bërë publike mbështetjen e saj për dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni në “Big Brother VIP Kosova”.
Përmes një komenti në rrjetet sociale, Oriola i ka cilësuar Elijonën dhe Londrimin si dy fituesit e saj të këtij rrugëtimi, duke treguar hapur preferencat e saj për finalen e madhe.
Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft emocionuese për Elijonën, e cila pas një rrugëtimi të gjatë, arriti të shpallet zyrtarisht finaliste.

Lexo edheEpisodi i ri i serialit “Game of Thrones” thyen rekorde

Ky sukses është pritur me mjaft entuziazëm nga fansat e saj dhe miqtë e ngushtë, përfshirë Londrimin, me të cilin ka ruajtur një raport mjaft të afërm brenda shtëpisë.
Nga ana tjetër, ndonëse nuk e ka siguruar ende vendin e sigurt në natën finale, Londrim Mekaj po vazhdon garën deri në televotimin e së premtes, ku në natën Prime do zbulohen edhe tre finalistët e tjerë.