Ka fituar Sion i Ermir Lenjanit 3:1 përballë Luzanës në superligën zvicerane, me lojtarin e Kombëtares Shqipëtare që është aktivizuar gjatë gjithë takimit. Edhe pse ka fituar Sion ende gjendet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit, ndërsa javën që vjen do të jetë mysafir i vendit të parë në tabelë Young Boys Bern.
Krizë e madhe tek Hamburgu i Mërgim Mavrajt në Bundesligën gjermane. Ekipi i qendërmbrojtësit shqiptar e gjen veten në rrezik serioz për të rënë nga Bundesliga pasi aktualisht ndodhen në vend e parafundit me 17 pikë, 6 pikë larg Maincit të vendit të 16-të. Mavraj u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë.
https://www.youtube.com/watch?v=FeiBfhjEavg