back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeFisnik Ismaili largohet përfundimisht nga politika, braktis edhe PSD-në

Fisnik Ismaili largohet përfundimisht nga politika, braktis edhe PSD-në

Të ngjajshme

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Arrestohet një person në Mitrovicë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale...

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD Fisnik Ismaili në një prononcim për “Gazeta Blic” ka konfirmuar largimin nga PSD-ja dhe politika në tërësi.

Ismaili, shkurtimisht i ka thënë “Gazeta Blic” se nuk do të jetë më pjesë e politikës dhe e asnjë subjekti politik.

“Unë nuk merrem më me politikë. Nuk do jem më në asnjë subjekt, asnjëherë“ ka thënë Ismaili.

Ai ditët e fundit e ka paralajmëruar largimin e tij nga politika më anë të shkrimeve në rrjetin e tij social.

I ashpër ka qenë edhe me ish-bashkëpartiakun e tij Sali Zyba i cili kërcënoi kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

“I tillë është ky stoka e gjallë, Salih Zyba. Ky stokë që ka marrë vota në 2014 në Lëvizje, qaq sa unë mora sivjet në koalicionin e përçudët, tuj ba fushatë me mace edhe çorape me vija: boll sa me e këqyre Kuvendin në televizor. Në 2017 me çyyyyykë të zorit hini. Paramendoje, ky atëherë ka qenë edhe kryeinspektor i Prishtinës, kur Shpendi ndalojke ndërtime ilegale, edhe ish njifarë ylli, e unë sot, një tradhtar i poshtër e i ndëshkuar nga elektorati” shkruan Ismaili në rrjetin social Facebook.

Ismaili në zgjedhjet e 6 tetorit nuk arrit të marrë numrin e mjaftueshëm të votave për tu bërë deputet.

A ishte njëri nga 12 deputetët që u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje dhe formuan partinë Socialdemokrate.

Nga ky subjekt politik deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka siguruar mandatin e deputetit./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz