Gjatë natës së mbrëmshme, Real Madrid eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve me golin e Cristiano Ronaldos në minutat shtesë. Kjo nuk i ka pëlqyer ish-deputetit të Vetëvendosjes, tash deputet i Grupit të Pavarur, Fisnik Ismailit, i cili edhe në mbrëmjen e futbollit gjeti të përbashkëta mes fitores shumë të diskutueshme të Realit me Albin Kurtin.
Në një postim të deputetit Ismaili rreth ndeshjes së mbrëmshme, një qytetar i ka komentuar atij se sulmuesi i Real Madirit, me golin e tij, eliminoi Juventusin, ashtu sic i kishte ‘eleminuar’ Albin Kurti Ismailin dhe deputetët e tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“E qiti jasht ronaldo juven si Albini juve!! Hahahah”, thuhej në një nga komentet te Ismaili.
E me këtë u pajtua edhe vetë deputeti. Sipas tij, fitorja “me hile” ishte e përbashkët e fitores së ekipit spanjoll me Kurtin.
“Ashiqare. Me hile, pa stil edhe tuj u fry në fund”, ishte përgjigjja e Ismailit.



