BallinaFilm për Mitrovicën dhe Çabrën

Film për Mitrovicën dhe Çabrën

Të ngjajshme

Man City e dyfishon epërsinë ndaj Liverpoolit, shënon përsëri Haaland

Manchester City e ka dyfishuar epërsinë ndaj Liverpoolit në...

Nuk ndalet City, Haaland shënon të dytin

Manchester City ka shënuar edhe golin e dytë ndaj...

Barcelona i ofron kontratë të re Christensenit, por me ulje page

FC Barcelona ka bërë një përpjekje për ta mbajtur...

 

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur të marten përfaqësuesit e Kompanisë “In My Country Productions”, Eki Rrahamni, regjisor dhe Fisnik Ademi, aktor-producent, me të cilët ka biseduar për mundësinë e realizimit të projektit filmor “Once upon a time in northern Kosova”, në qytetin e Mitrovicës.
Mysafirët e kanë njoftuar fillimisht kryetarin Bahtiri më detajisht me përmbajtjen e projektit. Sipas tyre ngjarja zhvillohet në Çabër të Zubin Potokut, i banuar vetëm me shqiptarë dhe në qytetin e Mitrovicës dhe i kushtohet periodës menjëherë pas përfundimit të luftës.
“Tematika e filmit të metrazhit të gjatë është ballafaqimi i personazheve me sfidat e pas luftës, traumat e tyre, përpjekjet për mbijetesë, kthimi në pronat e tyre dhe rindërtimi i shtëpive. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj në realizimin e këtij projekti, aq sa ju lejonë mundësitë buxhetore”, i ka thënë kryetarit Bahtiri, Rrahmani.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka thënë se projekti është interesant, sidomos për faktin se ngjarja zhvillohet në Çabër dhe Mitrovicë, të cilat pas lufte kanë dalë me dëme jashtëzakonisht të mëdha, ndërkohë që qytetarët janë ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet.
“Unë ju uroj punë të mbarë dhe realizimin në tërësi të projektit,ashtu sikur që e keni parapa. Komuna e Mitrovicës është komuna më e varfër në Kosovë dhe nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e qytetarëve. Megjithëkëtë, ju do ta keni mbështetjen e komunës dhe ne do të bëjmë përpjekje që të ju ndihmojmë me aq mjete sa mundemi”, ka thënë kryetari Bahtiri.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz