BallinaLajmeFillon shpërndarja e shujtave ushqimore për nxënësit në Prizren

Fillon shpërndarja e shujtave ushqimore për nxënësit në Prizren

Të ngjajshme

Osmani mesazh për “Dardanët”: Ta shkruajmë historinë drejt Botërorit 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar para ndeshjes...

FOX: Kosova bashkohet me 30 vende për të mbrojtur kalimin e anijeve në Hormuz

Kosova është bërë pjesë e një grupi ndërkombëtar prej...

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, kanë bërë shpërndarjen e shujtave të para për nxënësit e klasave parafillore dhe të klasave 1-5 në shkollat fillore “Haziz Tola” në Prizren, “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur dhe “Meto Bajraktari” në Reçanë.

Haskuka deklaroi se brenda këtyre shujtave ushqimore, përfshihen: Kifle të llojeve të ndryshme, me paketime higjienike për 5 ditë të javës, si dhe nga një qumësht një herë në javë.

Duke theksuar se ky projekt ka qenë një prej premtimeve të tij, Haskuka njoftoi se do të vazhdojë të punojnë në të mirën e qytetarëve, e në veçanti të fëmijëve, të cilët janë bazamenti i një të ardhmeje të ndritur për shtetin.

Nga ana tjetër, drejtoresha Thaçi-Vezgishi theksoi se shpërndarja e këtyre shujtave do të jetë një lehtësim ekonomik për prindërit si dhe barazi sociale për 13,036 nxënës të klasave parafillore dhe klasave 1-5, në secilën shkollë të komunës së Prizrenit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz