back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeFillon seanca ndaj vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e Bedri Rexhepit

Fillon seanca ndaj vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e Bedri Rexhepit

Të ngjajshme

Rëndësia e ushqyerjes së foshnjes me qumështin e nënës

Nuk duhet të harroni që ushqimi më i mirë...

Real Madridi siguron yllin e Bayernit, transferim pa kosto

Bayern Munich po përpiqet me ngulm të sigurojë të...

Autobusi përplaset me veturën në Torino të Italisë, vdes shoferi, lëndohen 20 nxënës

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm...

Nis shërbimi për herë të parë i Laboratorit të Toksikologjisë në QKUK

Për herë të parë në kuadër të Shërbimit Spitalor...

Vikendi i “zjarrtë” në Superligë, këto ndeshje zhvillohen në javën e 13-të

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin për...

Në Gjykatën e Apelit, po mbahet seanca gjyqësore ndaj vëllezërve Vllasaliu, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepit.

Në këtë seancë, do të elaborohen ankesat e mbrojtjes së dy të akuzuarve, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ndaj vendimit që kishte marrë Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 maj 2025, duke i dënuar me burgim të përjetshëm.

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen se kanë vrarë në bashkëkryerje e më pas e kanë zhdukur trupin e Bedri Rexhepit, i cili nga Prokuroria nuk ishte identifikuar për më shumë se 17 muaj. Motivi i kësaj vrasje është cilësuar të jetë përfitimi pasuror në vlerë prej 30,000 euro.

Sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu, më 08.04.2021, Bedri Rexhepin e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu, pasi paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij.

Gjithnjë sipas aktakuzës, me të arritur te shtëpia e të pandehurit, Jeton Vllasaliu në mënyrë tinëzare e vret Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave.

Sipas dosjes së Prokurorisë, pastaj veturën me të cilën Bedri Rexhepi kishte shkuar deri te shtëpia e të akuzuarve, Jeton Vllasaliu e kishte dërguar në arat e fshatit Shushicë, Janjevë. Pastaj, i pandehuri e kishte thirrur në telefon Nexhat Vllasaliun, i cili i kishte dalë në ndihmë, duke e marrë me veturën e tij personale nga vendi ku Jeton Vllasaliu kishte fshehur veturën e të ndjerit.

Me këtë veprim, sipas dosjes së Prokurorisë, Nexhat Vllasaliu kishte ndihmuar në kryerjen e veprës penale.

Me këto veprime të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë, si dhe veprën penale – dëmtim i varreve apo kufomave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz