BallinaLajmeFillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Fillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Të ngjajshme

Fillon mbledhja e Qeverisë, në shqyrtim projektligji për kontrollin e çmimeve

Tashmë ka filluar mbledhja e Qeverisë së Republikës së...

Vështirësi në qarkullim në pikën kufitare Pejë–Kullë për shkak të borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika...

Mbyllet afati, 140 zyrtarë nuk e deklarojnë pasurinë – APK paralajmëron 30% gjobë nga paga

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur...

E akuzuar për spiunazh, Jelena sillet me pranga në Gjykatë

Në Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të nisë sot...

Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e tjerë.

Në seancë sot janë paraqitur avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, avokati i Ajola Xoxës, Maks Haxhia, si dhe biznesmeni Elman Abule, raporton A2CNN.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025, ndaj tij SPAK ka renditur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz