Ka filluar Rinumërimi i vendvotimeve sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Janë 530 vendvotime të cilat i përkasin komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës të cilat do të rinumërohen, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se arsyet e këtij rinumërimi janë kategorizuar në pesë grupe.
“Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se janë 149 vendvotime tek të cilat nuk përputhen votat e kandidatëve me votat e subjekteve politike për shkak të gabimit teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike”.
“Gjatë auditimit rezulton se 24 vendvotime kanë problem teknike të mospërputhjes së numrit të fletëvotimeve, mungesës të faqeve apo rezultatet janë të paqarta”.
“Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se 81 vendvotime në këto vendvotime nuk ka vota tek subjekti politik por ka tek kandidati/kandidatët”.
“Në 89 vendvotime, gjatë auditimit është vërejtur se kandidati ka më shumë vota se subjekti politik”.
“Në 187 vendvotime rezulton se kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik”.