back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSportFillon rebelimi i Neymarit – grushton transferimin e ri të Barçës, hedh...

Fillon rebelimi i Neymarit – grushton transferimin e ri të Barçës, hedh fanellën në tokë dhe lë stërvitjen i nervozuar (Foto/Video)

Të ngjajshme

Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur...

U rrah keq nga Joshua, Jake Paul bën një postim me para pasi doli nga spitali

Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi...

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht...

KESCO kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve për kursimin e energjisë elektrike

Sipas njoftimeve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut...

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste brenda një jave

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që funksionon...
- Advertisement -

Sulmuesi brazilian, Neymar ka sulmuar bashkëlojtarin e tij, Nelson Semedo në stërvitjet e Barcelonës pasi largimi i tij nga gjigantët spanjoll duket se po afrohet edhe më shumë.

- Advertisement -

Në një video ekskluzive të fituar nga mediumi britanik Sportsmail, reprezentuesi brazilian shëtit në fushë pas një lufte me nënshkrimin e ri të Barçës, Nelson Semedo.

Neymar ka qenë i lidhur me një transferim rekord botërore në Paris Saint Germain, dhe largimi i tij duket tani se ka më shumë të ngjarë të ndodh pas kësaj zënke.

Në video, gjërat fillimisht duket se po shkojnë si zakonisht, por më pas vërehet se braziliani Neymar dhe mbrojtësi i djathtë portugez janë duke u kacafytur me njëri tjetrin, përcjell Telegrafi.

Momente nga konfrontimi i Neymarit me Semedon

Është mbrojtësi Javier Mascherano që ndërhyn shpejt dhe Semedo shkon prapa në lojë, por Neymar vërehet qartë se ishte ende i pakënaqur, duke thirrur dhe duke bërë gjeste pas mbrojtësit, ndërsa Sergio Busquets nuk e linte të konfrontohej.

Sulmuesi i zemëruar brazilian pastaj largon fanellën e stërvitjes dhe e hedh atë në tokë, ndërsa menaxherja Ernesto Valverde qëndron i pafuqishëm pranë tyre, duke mbetur vetëm si spektator.

Nëse ky është një gjest i qëllimshëm nga Neymar për të shtyrë largimin drejt PSG-së ose ngjarje e rastësishme koha do na e tregojë. /Telegrafi/  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz