BallinaRegjionaleDrenasFillon ndërtimi i rrugës me katër korsi nga Gllobari në Tërstenik

Fillon ndërtimi i rrugës me katër korsi nga Gllobari në Tërstenik

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës me katër korsi, nga fshati Gllobar në drejtim të Terstenikut. Kryetari i Komunës së Drenasit ka uruar të gjithë qytetarët për këtë projekt dhe ka vlerësuar si me të rëndësishmin për Drenasin.

Ky projekt është pjesë e autostradës së planifikuar nga Skenderaj në drejtim të Komoranit dhe kjo është faza e parë e punimeve në territorin e Drenasit, ku shumë shpejt pritet të fillojnë punimet edhe në fazën tjetër nga Tërsteniku në Polluzhë.

Më poshtë gjeni postimin e kryetarit Lladrovci në rrjetin social;

Premtimet tona i bëjmë vepra! Rruga me katër korsi, sot ka filluar të ndërtohet.

Është ditë e madhe për Drenicën, Drenasin dhe krejt Kosovën, sot filluan punimet në rrugën me katër korsi, nga Gllobari deri në Trestenik.

Faleminderit Kadri Veseli, Pal Lekaj dhe të gjithë kontribuuesve tjerë!

Rrjetëzimi i Drenicës me autostradë, do të jetë lehtësim për të gjithë qytetarët, jo vetëm të Drenicës por të gjithë atdhetarëve që vijnë me rastin e ditëve të shënuara, në këtë zonë të pasur me histori. Drenica i meriton gjithë të mirat e lirisë tonë!

Faleminderit edhe kompanisë e cila me seriozitet ka filluar punën.

Urime Drenas, gëzuar Drenicë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz