back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeFillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhje

Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhje

Të ngjajshme

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...

Arrestohet në burrë në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një femër

Një vajzë raportohet të jetë dhunuar në Gjakovë, e...

​Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030

Shqipëria hedh hapin e radhës drejt modernizimit financiar me...

Arrestohen një shqiptar dhe një serb në Pejë, konfiskohet sasi narkotikësh

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme rreth orës...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Periudha e aplikimit për akreditim të vëzhguesve, e cila ka filluar më 5 dhjetor, do të përfundojë më 20 dhjetor 2025.

Gjatë kësaj periudhe 16-ditore, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve.

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar (i organizatës joqeveritare, organizatës qeveritare/ndërqveritare, organizatës ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut; mediave; dhe përfaqësuesi i vendeve të huaja) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org  

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen.

Informacione shtesë:

·       Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontatoni në Zyrë përmes e-mailit [email protected] apo përmes telefonit +383 38 200 81 010.

·       Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mund tëi vëzhgojnë procesin përgatitor, mbajtjen e zgjedhjeve dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz