back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasFillojnë punimet për realizimin e disa projekteve në fshatra të Drenasit

Fillojnë punimet për realizimin e disa projekteve në fshatra të Drenasit

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Ne kuadër të projekteve infrastrukturore të Komunës së Drenasit për vitin 2017, kanë filluar punimet për realizimin e tyre në disa lokalitete për të përmirësuar jetesën e qytetarëve tanë. Me këtë rast, drejtori i Urbanizmit i poasemëruar, Idriz Hysenaj, ka inspektuar për së afërmi të gjitha vendet ku janë duke u kryer punimet së bashku me stafin e drejtorisë.

Punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Çikatovë e Vjetër kanë filluar këtë javë, projekt ky i cili është tre vjeçar, pastaj punimet për realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës janë duke vazhduar edhe në fshatin Gllanasellë, përkatësisht në lagjën Kurrumeli dhe Lladrovci dhe në fshatin Dobroshec, përkatësisht në lagjen Shehu, Ademi dhe Hajdari.

Po ashtu projektet për asfaltimin e rrugës kanë filluar edhe në fshatin Abri e Epërme, përkatësisht në lagjen Hajdari dhe Hysenaj, kurse rruga që lidhë Abrin me fshatin Likoc është në fazën përfundimtare, që po ashtu në fazën përfundimtare është edhe asfaltimi i rrugës, Drenas-Gradicë. Ndërsa në fshatin Nekoc dhe Zabel i Epërm, kanë filluar punimet për realizimin e projektit në shtrirjen e kanalizimit në këto dy fshatra, kurse në fshatin Korroticë e Ulët dhe Poklek i Vjetër, janë duke vazhduar punimet.

Të Fundit

Sport

ShowBiz