back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeFilloj ndërtimi i serrave për bujqit e Komunës së Malishevës

Filloj ndërtimi i serrave për bujqit e Komunës së Malishevës

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Në kuadër të subvencioneve në bujqësi, sot në Komunën e Malishevës, ka filluar realizimi i projektit për ndërtimin e serrave për bujq. Në fillimin e punimeve për ndërtimin e serrave, morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe e uruan përfituesen e parë të serrës, zonjën Mejreme Mazreku, nga Malisheva, e cila është edhe mbajtëse e familjes.

Me këtë rast, kryetari Begaj e ka uruar përfituesen e serrës, ndërsa ka thënë se “ndërtimi i serrave është pjesë e subvencioneve të komunës, për fermerët, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dhe në të njëjtën kohë është realizimin i një prej prioriteteve tona, pasi bujqësia është sektori kyç i zhvillimit ekonomik tek ne dhe në të njëjtën kohë, krahas rritjes së mirëqenies për këto familje, rritet mundësia e furnizimit të tregut me produkte vendore”, tha Begaj.

Ndërsa drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, ka sqaruar se në këtë projekt të komunës, përfitues të serrave janë 35 bujq nga Komuna e Malishevës, dhe përmes kësaj synohet rritja e kapaciteteve për prodhimet vendore në bujqësi, pasi në një arri serrë, krahas sigurimit të perimeve për nevojat familjare, këto prodhime do të dalin edhe në tregun e Malishevës.

“Ne po mundohemi që të gjitha planifikimet tona ti realizojmë dhe kjo është prej prioriteteve që ka drejtoria për bujqësi. Në këtë projekt, përfitues do të jenë 35 bujq, ndërsa ndërtimi i serrave është një vazhdimësi nga vitet e kaluara dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen, pasi përmes kësaj, familjet përfituese po krijojnë edhe të hyra, dhe rrjedhimisht edhe po ulet shkalla e papunësisë, edhe po rritet mirëqenia e qytetarëve”, tha Hoxha.

Të Fundit

Sport

ShowBiz