back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeFilloi punimet Samiti i NATO-s në Kosovë

Filloi punimet Samiti i NATO-s në Kosovë

Të ngjajshme

Vengu: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut – nevojë strategjike

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka thënë...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë, i dyshuari për kultivim droge në Klinë

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar në Kosovë, i...

Ambasada e SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe: Përpjekje përçarëse e LVV-së

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dënuar mos-certifikimin e...

Ka filluar Seminari Rose Roth i Asamblesë së NATO-s në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Në takimin treditorë me fokus të veçantë do të flitet për perspektiven e Kosovës në lidhje me Unionin Europian dhe NATO-n.

Do të flitet edhe për progresin e bërë në dialogun Prishtinë-Beograd ku do të ketë adresime edhe nga shefat negociatorë të të dyja vendeve, Edita Tahiri dhe Marko Gjuriq.

Ligjvënësit e NATO-s do të flasin po ashtu për situatën, politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Prishtinë.

Seminari është i organizuar në bashkëpunim me Parlamentin e Kosovës nën udhëheqjen e kryesuesit të delegacionit të Parlamentit të Kosovës në NATO, Xhavit Halitit dhe do të mbështete po ashtu nga Qeveria e Zvicrës.

NATO ka mbajtur 19 seminare Rose-Roth në Ballkanin Perëndimorë që nga fillimi i këtij programi në vitin 1991.

Me nga një fjalim në samit do të drejtohen, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe Shefi i OSCE-se ne Kosovë, Jan Braathu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz