BallinaRegjionaleMitrovicëFilloi ndërtimi i shtëpisë për familjen Çitaku nga Mitrovica

Filloi ndërtimi i shtëpisë për familjen Çitaku nga Mitrovica

Të ngjajshme

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

Sot filloi ndërtimi i shtëpisë së re për familjen Çitaku nga Shipoli i Mitrovicës e cila jeton në kushte mjaftë të rënda për jetesë.

Kjo familje ka gjithsej 6 anëtar dhe deri më tani ata kanë jetuar në një shtëpi që nuk i ka plotësuar as kushtet elementare për një jetesë normale.

Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kësaj shtëpie morën pjesë zyrtaret komunal të cilët falënderuan donatorët Lulzim Zahiti, Blerim Berisha dhe Sokol Zeqiri nga shoqata ”Kosova” e cila vepron në Freiburg të Gjermanisë, të cilët në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, kësaj familje po i mundësojnë gëzim e strehë mbi kokë.

Gjergj Beka, këshilltar i kryetarit Bahtiri, në emër të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe në emër të qytetarëve ka falënderuar shoqatën ”Kosova”, për ndihmë familjeve të tilla duke premtuar një rritje të angazhimit edhe nga ana e pushtetit komunal për ndërtimin edhe të disa shtëpive për rastet e familjeve sociale.

“Është një moment i veçantë për të gjithë ne sot këtu në Shipol ku po fillon ndërtimi i një shtëpie përmes solidaritetit të treguar nga mërgimtarët e shoqatës ”Kosova” në Freiburg. Besoj se ky është një shembull sa prekës aq edhe përkushtues për të treguar një ndjenjë solidariteti me njerëzit të cilët kanë nevojë. Sepse këtu kemi të bëjmë më një familje që ka anëtarë të moshuar e të sëmurë”, ka thënë Beka.

Ndërkaq kryefamiljarja Arife Çitaku, me lot në sy shprehu falënderim për të gjithë ata që u kujtuan t’a bëjnë me shtëpi atë dhe familjen e saj për të cilën i ishin shuar shpresat.

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz