Shtëpia më e madhe e futbollit (FIFA), ka vendosur të gjobisë Federatën e Futbollit të Izraelit.
Kjo për shkak të shkeljeve të rregullave dhe diskriminimit, pas ankesës së bërë nga Federata palestineze.
Gjoba ndaj Izraelit shkon në vlerën e 150 mijë frangave.
Përveç gjobës, ajo duhet të shfaqë një pankartë kundër diskriminimit në tri ndeshjet e ardhshme dhe të investojë një pjesë të shumës në masa parandaluese.
Vendimi mund të apelohet. Ndërkohë, FIFA nuk mori masa për akuzat lidhur me klubet në territorin palestinez, duke e cilësuar çështjen si komplekse juridikisht./IndeksOnline/