BallinaLajmeFidan Husmani shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës për veprimtari me...

Fidan Husmani shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës për veprimtari me narkotikë

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Fidan Husmanin, i dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me substanca narkotike.

Njoftimi është bërë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren – Njësia e Hetimeve të Narkotikëve, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Sipas autoriteteve, Fidan Husmani është nën hetim për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge,” e përcaktuar në nenin 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net

Të dhënat e personit të kërkuar:

  • Emri dhe mbiemri: Fidan Husmani

  • Emri i babait: Isak

  • Vendi i lindjes: Antwerp, Belgjikë

  • Datëlindja: 22.04.1997

  • Komuna: Ferizaj

  • Pesha: 90 kg

  • Gjatësia: 170 cm

  • Ngjyra e flokëve: Kafe

  • Ngjyra e syve: Kafe

Policia i bën thirrje qytetarëve dhe mediave për bashkëpunim në identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit. Të gjithë ata që kanë informacione mbi vendndodhjen e Husmanit, mund të kontaktojnë në:

  • Numrat e Policisë: 192 ose 038 550 999

  • Numri pa pagesë dhe anonim: 0800 19999

  • Përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”

  • E-mail: [email protected]

Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjitha informacionet e ofruara./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz