BallinaSportFFM hedh poshtë pretendimet e Akademia Pandevit dhe Vardarit!

FFM hedh poshtë pretendimet e Akademia Pandevit dhe Vardarit!

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka hedhur poshtë si të pabaza pretendimet e Akademia Pandevit dhe Vardarit për shkelje të rregullores nga ana e Shkëndijës për rastin ‘Lojtari ri’. Komisioni për Gara pranë FFM-së inspektoi procesverbalin e përballjes së xhiros 21 në LPFM mes Shkëndijës dhe Akademia Pandevit dhe pasi rishikoi detalisht raportin shtesë të delegatit dhe deklaratën e arbitrit të takimit vendosi që të refuzoi ankesën e skuadrës nga Strumica, duke regjistruar ndeshjen ashtu siç u mbyll me rezultat 1:0 dhe tri pikë për tetovarët.

Sipas Komisioni për Gara pranë FFM-së, Shkëndija iu ka përmbajtur rregullores së Federatës dhe nuk ka bërë asnjë shkelje të rregullave. Duke u bazuar sipas nenit 20-të, paragrafit 3 në rregulloren e FFM-së, është vërtetuar detyrimi i klubit për të nisur dhe përfunduar pjesën e parë me një futbollist nga vendi i cili nuk ka mbushur 21 vjet dhe detyrimi i klubit do të konsiderohej i shkelur nëse skuadra do të kishte ndërmarë masa në drejtim të mungesës në lojë, si për shembull të zëvendësojë lojtarin gjatë pjesës së parë me një lojtar tjetër nga vendi që ka kaluar kufirin e 21 vjetëve.

Në rastin konkret klubi nuk ka ndërmarë një veprim të tillë, por ka mbetur të luajë pjesën e parë pa një futbollist nën 21 vjet për shkak të sanksionimit me karton të kuq dhe Shkëndija pjesën e parë dhe gjithë ndeshjen e ka luajtur me një lojtar më pak. Kështu Komisioni për Gara pranë FFM-së, pasi vërtetoi se nuk ka shkelje të rregullores, ka mbyllur përfundimisht këtë çështje që këtë javë solli shumë polemika në opionion, me “kuqezinjët” tetovar që vazhdojnë të mbeten në krye të tabelës në LPFM me 11 pikë para Vardarit të vendit të dytë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz