Për të gjithë ata që duan ta festojnë 8 Marsin në bregdet, Sharr Travel ka oferta tejet atraktive .
Ju mund ta përjetoni një 8 Mars ndryshe, pranë valeve të detit, në bregdetin e bukur të Durrësit. Por jo vetëm kaq, ofreta me çmime tejet të volitshme ka dhe për të gjithë ata që duan ta vizitojnë qytetin e bukur të Shkodrës. Një 8 Mars i cili do të iu mbetet gjatë në kujtesë.
Festojeni 8 Marsin buzë Adriatikut, në ambientet komode të Bleart Hotel në Durrës. Dy netë, tri ditë relaks, shëtitje dhe përjetime që do t’ju mbeten gjatë në kujtesë.
Me vetëm 95 euro për person ju mund t’i kaloni dy ditë e tre netë në Hotel Bleart në Durrës. Aty ku valët e detit krijojnë melodi në vete.
Ndërkaq Sharr Travel ka dhe një ofertë ditore, për të ua mundësuar që në këtë ditë të veçantë për ju, ta vizitoni qytetin e bukur të Shkodrës. Me vetëm 15 euro ju mund ta vizitoni Kalanë e Rozafës dhe panoramën mbi qytet, si dhe Liqenin e bukur të Shkodrës.