Ferrari më i pazakontë i prodhuar ndonjëherë, në ankand

Ferrari më i pazakontë i prodhuar ndonjëherë, i quajtur “”, që në italisht nënkupton “Vezë”, së shpejti do të dalë për shitje përmes ankandit.
Ekspertët parashikojnë se çmimi i tij mund të kalojë shifrën 10 milionë dollarë. Çmimi i këtij Ferrari “Vezë” është vlerësuar të jetë mes 5 dhe 7 milionë dollarë, por parashikohet se të interesuarit për këtë Ferrari të ofrojnë më shumë para.
Modeli 166/mm212 Export Uovo, të cilin e ka porositur ndërmarrësi italian dhe shoferi i njohur i veturave për gara, Konti Giannino Marzotto, në vitin 1951, do të shitet përmes shtëpisë së ankandit Sotheby’s, Kaliforni, më 18 gusht.

Lexo edhePayPal mund të ofrojë kredi deri në 500,000 dollar
Dizajnin e Ferrarit “Vezë” e ka krijuar skulptori italian Franco Reggiani në bazë të idesë së Marzottos, i cili ka dashur një veturë “futuristike” por për gara. (atsh)














