Feronikelit i kthehet lojtari më në formë për ndeshjen ndaj Gjilanit
BILLI
Lexo edheAventura, kritikat dhe paragjykimet në Kosovë, rrëfehen katër trajnerët nga Shqipëria që punon në klubet e Superligës
Feronikeli po vazhdon me përgatitjet për sfidën së premtes, me ç’rast i pret një udhëtim i vështirë përballë Gjilanit.
Skuadra që drejtohet nga Sulejman Starova po vazhdon të përgatitet intensivisht për këtë sfidë, ndonëse luftën për titull nuk e konsiderojnë si të përfunduar.
Lajme të mira për skuadrën nga Drenasi vijnë nga infermieria, pasi që mesfushori Albutrint Morina ka lënë prapa lëndimin që e pësoi në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 në fundjavë dhe ka vijuar rregullisht me seancat stërvitore.

Lexo edheAventura, kritikat dhe paragjykimet në Kosovë, rrëfehen katër trajnerët nga Shqipëria që punon në klubet e Superligës
Morina llogaritet pjesë e rëndësishme e skuadrës së “Niklit”, derisa pritet të jetë i gatshëm edhe për duelin e së premtes.
Më poshtë keni disa imazhe nga seanca e fundit stërvitore e Feronikelit.
