back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli vjen me një reagim të fuqishëm pas humbjes nga Drita!

Feronikeli vjen me një reagim të fuqishëm pas humbjes nga Drita!

Të ngjajshme

Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes...

Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes...

Dy të vdekur pas shembjes së një biblioteke në Korenë e Jugut

Dy punëtorë vdiqën dhe dy të tjerë rezultojnë të...

Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Evropë

Donald Trump, ndonëse në rënie popullariteti në SHBA, rezulton...

Ndodh më në fund: Toney ia rrëmben puthjen Benitës (VIDEO)

Tash e disa ditë, Toney dhe Benita kanë treguar...

Kryesia e KF Feronikeli ka mbajtur takimin rutinë të fundjavës, ku mes tjerash është analizuar edhe ndeshja Drita – Feronikeli.

Duke qenë se jemi duke e dhënë maksimumin në mënyrë që futbolli kosovar të ecë sa më mirë, kërkojmë nga të gjitha organet kompetente të Federatës së Futbollit të Kosovës që të angazhohen maksimalisht në mbarëvajtje të këtij kampionati, shkruan Feronikeli, përcjellë GazetaBlic.

Përkitazi me ndeshjen e zhvilluar dje në Gjilan, mes Dritës dhe Feronikelit, kryesia e KF Feronikeli dëshiron ta falënderojë KF Dritën për mikpritjen si dhe përgëzojmë gjyqtarin kryesor, Genc Nuza për një referim të shkëlqyer.

Sidoqoftë, në të njëjtën kohë shprehim indinjatë të thellë ndaj gjyqtarit anësor, B. Selimaj, i cili me lëshimin e tij fatal, me ose pa vetëdije në rastin e golit, bëri që klubi ynë të dëmtohet në mënyrë drastike.

Si skuadër kampione e Kosovës, jemi pro angazhimit sa më të denjë si në Kampionatin e Kosovës ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Ne e kuptojmë që futbolli është sport i gabimeve dhe nuk duam që në asnjë mënyrë të paragjykojmë që ato mund të jenë të qëllimshme, por gjithashtu kërkojmë që gabime të tilla të mos përsëriten më dhe të merren masa ndaj atyre që i bëjnë.

Nuk kërkojmë favore nga askush dhe në asnjë mënyrë as nuk do të kërkojmë, sidoqoftë jemi për korrektësi maksimale, pasi që një gabim i tillë neve si klub mund të na kushtojë shumë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz