Feronikeli i përgjigjet Tovërlanit për borxhin
Jo rastësisht Feronikeli është konsideruar si klubi më korrekt në futbollin kosovar.
Mirëpo, një befasi e pakëndshme erdhi sot nga ish-trajneri i tyre, Afrim Tovërlani.
Ai tha se klubi nga Drenasi ia ka ende një pagë borxh, gjë që konfirmohet edhe nga dy herë kampionët e Kosovës.
Drejtori i Feronikelit, Artan Berisha, thekson se ata mund të vonohen, por askujt nuk i mbeten borxh.
“Ne mund t’ia vonojmë ndokujt obligimet, por borxh nuk i mbesim askujt. Secili klub mund të ketë periudha të vështira, por borxh nuk do t’i mbesim askujt”, është shprehur Berisha për “GazetaOlle.com”.
Lexo edheTovërlani – KF Feronekili, lajm i papritur
Tovërlani ka fituar një titull kampioni me klubin nga Drenasi.
“Është e vërtetë që më kanë mbetur borxh edhe pse marrëveshja ka qenë që shumë shpejt do të shlyhet borxhi, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Jam mundur ti kuptojë sepse këtë verë, Nikli kishte disa vështirësi dhe nuk kam qenë në zor për para dhe deri më tani nuk i kam kërkuar”, ka thënë Afrim Tovërlani për GazetaOlle.com.
















