Feronikeli nuk i ka paguar futbollistët që tre muaj
BILLI
Lexo edheRikthimi në stërvitje dhe faza përgatitore? Flet kapiteni i Feronikelit
Kësisoj disa klube nuk kanë paguar futbollistët tash e disa muaj, ndërsa disa të tjera i kanë përgjysmuar rrogat.
Gazeta inFokus nga burime të sigurta ka mësuar se klubi i Feronikelit nuk ka paguar futbollistët tash e tre muaj.
Klubi nga Drenasi ka qenë shembull viteve të fundit në aspektin financiar, por siç duket koronavirusi ka ndryshuar situatën edhe në këtë klub.

Lexo edheRikthimi në stërvitje dhe faza përgatitore? Flet kapiteni i Feronikelit
Nikli gjithashtu sezonin e kaluar ka fituar mbi 1 milionë euro nga pjesëmarrja në garat evropiane, por muajve të fundit është duke u përballur me problemin e pagave të futbollistëve.