back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli mposhtet vetëm pas vazhdimeve kundër Pejës

Feronikeli mposhtet vetëm pas vazhdimeve kundër Pejës

Të ngjajshme

Qemajl Aliu nderon me mirënjohje deputët në 35 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu në 35-vjetorin e Kushtetutës...

Peci e Gërvalla akuzojnë Kushtetuesen dhe ish-opozitën për bllokim të institucioneve

Partia “Guxo” ka prezantuar sot kandidatët e saj për...

Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit

Glauk Konjufca, filozofi që e di peshën e fjalës....

Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje të Vushtrrisë

Për shkak të pëlcitjes së gypit në rrugën “Bahri...

Peja ka fituar vetëm pas vazhdimeve ndaj Feronikelit si mysafir me rezultat 91:98 (25:31, 21:17, 19:22, 21:16, 5:12), në ndeshjen e fundit të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Peja e nisi ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë 25:31, por Feronikeli u kundërpërgjigj në periodën e dytë, duke e fituar 21:17 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 46:48. Edhe në periudhën e tretë u zhvillua lojë shumë interesante, ku mysafirët për një nuancë ishin më të mirë 19:22 dhe rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 65:70. Lojë shumë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku Nikli këndellet dhe befason Pejën, duke pasur epërsi deri në katër pikë, 80:76.

Dramë u zhvillua deri në fund, ku Nikli kishte epërsi 86:83, por Henrik Shirko shënon në sekondat e fundit për të barazuar shifrat në 86:86 dhe loja shkon në vazhdime. Në vazhdime Peja u tregua më e vëmendshme, ku fitoi 5:12 dhe triumfoi në fund 91:98.

Te Feronikeli u dalluan Kareem Storey me 18 pikë dhe Ergis Grosha me 17, derisa te Peja pikë dyshifrore shënuan: Nigel Johnson 21, Drilon Hajrizi 18, Richard Jackson 15 e 11 kërcime, Dardan Berisha 15 dhe Henrik Shirko 15.

Feronikeli tani ka pesë fitore dhe 15 humbje, kurse Peja 11 fitore dhe tetë humbje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz