back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli mposhtet nga Trepça

Feronikeli mposhtet nga Trepça

Të ngjajshme

Prokurorja Lawson: Shënjestrimi i kundërshtarëve vazhdoi edhe pas Marrëveshjes së Kumanovës

Prokurorja Clare Lawson tha se UÇK-ja vazhdoi me “shënjestrimin...

Maxwell “kyç” gojën – Zgjedh heshtjen para Kongresit, nuk do u përgjigjet pyetjeve për Epstein

Bashkëpunëtorja kryesore e Jeffrey Epstein (Xhefri Epstin), e vetmja...

Kështu evitoni fryrjet e stomakut

Nutricionistja Jeannette Hyde thotë se ushqimet me sheqer duhet...

Trepça ka shënuar fitore ndaj Feronikelit në udhëtim me rezultat 61:84 (16:22, 19:22, 9:15, 17:25) në ndeshjen e fundit të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 16:22.

‘Xehetarët’ vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 19:22, për të shkuar në pushim me rezultat 35:44.

Trepça ishte më bindëse në periodën e tretë, që e fitoi 9:15, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 44:59 për mysafirët. Edhe dhjetëminutëshi i fundit nuk ndryshoi shumë, ku Trepça e fitoi 17:25 dhe triumfoi në fund me rezultat 61:84.

Te Trepça basketbollisti më i dalluar ishte Dy Hanes me 32 pikë e tetë kërcime, kurse te Feronikeli u dalluan Sami Hajzeri me 14 pikë e pesë kërcime dhe Kareem Storey me 13 sosh.

Feronikeli tani ka katër fitore dhe 11 humbje (19 pikë), derisa Trepça tri fitore dhe 12 humbje (18 pikë).

Të Fundit

Sport

ShowBiz