back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli me përkrahje të madhe të tifozëve (FOTO)

Feronikeli me përkrahje të madhe të tifozëve (FOTO)

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Feronikeli mund të shkruajë sonte historinë duke u bërë klubi i parë kosovar që kualifikohet në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Për ta ndihmuar klubin drenicas ta arrijë këtë sukses, shumë tifozë kanë ardhur në mbështetje në stadium.

Rreth gjashtë mijë tifozë janë të pranishëm në tribunat e stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për ta përcjellë përballjen mes Feronikelit dhe TNS, në kuadër të rrehit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Tre mijë bileta ishin dhënë falas nga Feronikeli, ndërsa bileta falas ishin ndarë edhe për invalidët e luftës dhe pjesëtarët e SOS Fshatrave të Kosovës.

Edhe pse stadiumi ende nuk është mbushur, tifozë po hyjnë brenda vazhdimisht, pasi që janë ende minutat e parë të lojës.

Klubi nga Drenasi mund të kalojë në rundin e dytë kualifikues me çfarëdo fitore dhe madje edhe me barazim pa gola dhe 1:1. Barazimi 2:2 e çon ndeshjen në kohën shtesë dhe penallti potencialisht, ndërsa çfarëdo humbje apo çfarëdo barazimi 3:3 dhe më lart e eliminon Niklin.

Fitues i dyfishtë në Kosovë, i ligës dhe kupës, Nikli mund ta shkruajë historinë nëse e kalon këtë rund, duke u bërë klubi i parë kosovar që arrin kaq larg në kualifikime për Ligën e Kampionëve, garën më prestigjioze evropiane për klube.

Në anën tjetër, kjo është e 13-ta herë për TNS që garon në kualifikohet për Ligën e Kampionëve. Më së shumti klubi uellsian ka arritur deri në rundin e tretë kualifikues, ndërsa këtë herë Feronikeli shpreson t’ia ndalë rrugëtimin qysh në rundin e parë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz