back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli kontakton trajnerin e njohur kosovar, Vukiçeviq drejt largimit

Feronikeli kontakton trajnerin e njohur kosovar, Vukiçeviq drejt largimit

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Feronikeli ka nisur të hulumtojë për pasuesin e Dejan Vukiqeviç, pas rezultateve negative dhe formës luhatëse të ekipit.

Dy humbjet e njëpasnjëshme dhe dyshimet e trajnerit malazez për bojkot të lojtarëve ndaj tij, kanë bërë që kryesia e klubit të mendojë trajnerin e ri.

Gazeta Olle mëson përmes burimeve pranë klubit nga Drenasi se Nikli ka kontaktuar Bylbyl Sokolin.

Palët kanë nisur bisedimet, por marrëveshja deri më tani nuk është arritur.

“Olle” ka kontaktuar edhe Sokolin, i cili deklaroi që për hir të korrektësisë nuk mund të komentojë pasi që Vukiçeviq është ende në postin e trajnerit.

Image result for bylbyl sokoli

Pas humbjes nga Drenica, trajneri i Feronikelit shpërtheu ndaj lojtarëve për angazhimin.

“Pas ndeshjes do të takohem me kryesinë e klubit sepse gjërat nuk po shkojnë siç i kemi planifikuar. Nëse unë jam problemi, atëherë është shumë lehtë ta zgjidhim”, deklaroi malazezi dje për “Supersport”.

“Futbollistët nuk po e japin maksimumin dhe kjo u pa edhe sot. Ata nuk po e respektojnë fanellën dhe kryetarin e klubit, i cili po investon shumë”.

“Unë i mbroj gjithmonë lojtarët edhe nëse luajnë dobët, por jo kur nuk angazhohen”.
“Po të kisha mundësi do t’i bëja 8 zëvendësime sot”, shtoi ai.

Feronikeli pas dy humbjeve radhazi ka mbetur prapa në luftën për titull.

Të Fundit

Sport

ShowBiz