Feronikeli kontakton dy super mesfushorët malazes (FOTO)
Feronikeli ndodhet në kërkim të një numri 10-të për mesfushën e tyre dhe janë drejtuar nga Mali i Zi për të bërë “shoping”.
Gazetasheshi.com merr vesh ekskluzivisht se drejtuesit e klubit kanë kontaktuar dy futbollsitët malazes, Marko Cetkovic dhe Drasko Bozovic, ky i fundit ishte pjesë e Prishtinës edicionin e kaluar.
Bisedimet janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve kur skuadra po zhvillon fazën përgatitore në Ohër.
Cetkovic është 32 vjeçar, teksa edicionin e kaluar ishte pjesë e ekipit Sutjeska nga Niskici.
Në të kaluarën ai ishte pjesë e Laçit dhe Partizanit në Shqipëri.
Lexo edheLladrovci: Në stadiumin nacional do të ofrojmë mikpritje, por fitoret janë tonat!

Ndërkohë Bozovic ishte pjesë e Prishtinës edicionin e kaluar, ndërkohë që tashmë është gjithashtu pjesë e Buducnost Podgorica.
30 vjeçari ka pranuar edhe disa oferta të tjera nga klubet kosovare, por që duket se ka vendosur për të mos ndërruar ambient.
Kampionët në fuqi do të tentojnë gjithsesi blerjen e një mesfushori ta avansuar, pas arritjes së marrëveshjes me mesfushorin e njohur Argjend Malaj.














