Feronikeli humbi sot në ndeshjen kundër Drenicës në fund të takimit me rezultat 1-0 dhe duket se kjo nuk është pritur fare mirë në klubin drenicas, dy herë kampion të Kosovës, FC Feronikeli.
FC Feronikeli ishte parë sivjet si njëra prej skuadrave më favorite për titull për shkak të investimeve që bëri gjatë verës.
Titulli i kampionit dihet se ishte objektiv i klubit kampion, por si duket rezultatet e deritanishme të Feronikelit lënë për të dëshiruar dhe skuadra është në prag të luftës për mbijetësë.
Pas largimit të Afrim Toverlanit, drejtim e FC Feronikelit e mori trajneri shqiptar, Klodian Duro. Por as ardhja e trajnerit të ri nuk bëri punë pasi që sot ata u mposhtën nga Drenica që drejtohet nga një emër jo shumë i njohur për futbollin tonë, Bledar Devolli.
E që problemet të shpërfaqen edhe më shumë sot pas postimit të raportit të ndeshjes. Duket se komentin e ka shkruar vet Presidenti i FC Feronikelit, ose dikush nga drejtuesit e klubit, pasi që në tekst personi i referohet vetes në veten e parë: Më turpëruat mua personalisht a edhe të gjithë klubin që aq shumë kohë e mundë e shpenzime bëri që ju të keni suksese.
Në këtë koment ka edhe akuza të tjera ku kërcënohen lojtarët me përjashtim nga skuadra. Për më shumë lexojeni vet reagimin e në koment të Feronikelit e që është faqja zyrtare e këtij klubi.
“Kjo ndeshje e sotme më tepër i takon ameterizmit , ekipa jonë sot na zhgënjeu. Por jo vetëm sot pa na zhgënjyen që nga fillimi i kampionatit në përjashtime të dy takimeve. Krijuam kushte dhe pagesa që ta luftojmë kampionin , por si po shihet nuk e kanë marrë punën e vetë seriozisht, dhe se kështu nuk mundë ta sigurojmë as mbetjen ne ligë. I pyes lojtarët e mi se a e kemi meritu ne si klub që të na bini në këtë situatë. Të jeni të bindur se do ti paguani shtrenjtë këto mossuksese. Që nga tash nuk do mund të hyjë as në fushë një pjesë e madhe e lojtarëve , të cilët nuk duan ta mbrojnë ngjyrën e klubit, turp është që e mbajnë atë fanellë. Ju me këtë mossukses e turpëruat edhe qytetin që aq shumë ju dha. Më turpëruat mua personalisht a edhe të gjithë klubin që aq shumë kohë e mundë e shpenzime bëri që ju të keni suksese. Priteni vendimin e klubit sepse do të ndëshkoheni. Kërko Pune”, thuhet në koment. /GazetaExpress/