back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaSportFeronikeli dhe Drita ndahen baras

Feronikeli dhe Drita ndahen baras

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Xhiroja e 15-të e sezonit 2019/20 të Ipko Superligës së Kosovës i solli dy derbi interesante (Llapi- Prishtina, Feronikeli – Drita), të cilat filluan të shtunën në orën 13:00.

Prishtina arriti të sigurojë fitore bindëse me rezultat 4:1 kundër Llapit në Podujevë, ndërsa Feronikeli dhe Drita u ndanë me barazim pa gola në Drenas, raporton Gazeta Express.

Prishtina i mori tri pikë të mëdha nga derbi me Llapin në Podujevë, duke siguruar fitore me rezultat bindës dhe pozitën e në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës.

Për Prishtinën shënuan Armend Thaqi, Ahmet Januzi, Endriti Krasniqi dhe Haliti – ndërsa golin e vetëm për Llapin e shënoi Kastriot Selmani.

Prishtina tani radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës me 27 pikë, ndërsa Llapi radhitet e pesta me 24 pikë.

Feronikeli 0:0 Drita

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli, u ndal me barazim pa gola nga mysafirja Drita, përkundër që të dyja skuadrat patën raste për ta gjetur golin e fitores.

Ndërsa, barazimi bën që Drita të rrezikojë të mbetet prapa Ballkanit e Gjilanit në garën për titullin, ndërsa aktualisht radhitet e treta, me 28 pikë të grumbulluara.

E pas fitores kundër Prishtinës në mesjavë, Feronikeli i humbi dy pikë sot dhe tani grumbullon gjithsej 23, në pozitën e gjashtë në ligë. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz