Feronikeli ’74 e siguron rikthimin në Superligë
dp

Lexo edheFeronikeli dhe Vëllaznimi afër Superligës, përfundojnë pjesët e para në Ligën e Parë

Feronikeli ’74 e ka siguruar rikthmin në elitën e futbollit kosovar, në Superligën e Kosovës, pas dy sezonesh mungesë.
Skuadra e drejtuar nga Granit Begolli fitoi ndaj Ramiz Sadikut me shifrat prej 2-0, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Parë.
Kreshnik Bahtiri shënoi në minutën e 20-të për 1-0.

Lexo edheFeronikeli dhe Vëllaznimi afër Superligës, përfundojnë pjesët e para në Ligën e Parë
Avni Selmani e dyfishoi epërsinë në minutën e 80-të, për të siguruar fitoren.
Me këtë rezultat, Nikli e mbyll sezonin në vendin e dytë, me 74 pikë të tubuara pas 34 ndeshjeve./GazetaExpress/